Deschamps: Thuram zëvendësues i Giroud

Franca, ashtu si edhe kombëtaret e tjera ka nisur përgatitjet për Euro 2024. “Gjelat” janë një ndër skuadrat pretendente për të triumfuar në Gjermani, teksa trajneri Didier Deschamps ka mundësi të shumta zgjedhje. Së fundmi, tekniku i Francës në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, komentoi mbi lojtarët që vijnë nga Serie A, teksa u shpreh se Theo Hernandez ka humbur entuziazmin, ndërsa theksoi se Marcus Thuram është i rëndësishëm pasi mbulon të gjitha pozicionet në sulm.

“Maignan u lëndua nga episodi në ndeshjen ndaj Udinese. Faktori mendor mund të ketë pasoja fizike, por viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk mendoj se ka diçka për t’u shqetësuar. Theo Hernandez nuk e shoh me të njëjtin entuziazëm si në sezonin kur fitoi kampionatin. Rabiot e di që ndjehet mirë në Torino, por është i lirë dhe ka shumë mundësi zgjedhjeje. E ka ai vetë në dorë të ardhmen. Thuram pastaj vjen nga një sezon shumë pozitiv me Inter. Na ndihmon sepse mund të luaj në çdo pozicion në fazën ofensive, ka karakteristika të ndryshme nga Giroud. Besoj se Thuram mund të jetë pasuesi i Giroud. Për momentin Giroud është shumë i rëndësishëm me eksperiencën e tij dhe për më tepër luan Europianin e fundit”, u shpreh Deschamps.

sfidanti.al