Derbi italian në Europa League, Gjimshiti sfidon Liverpulin

Sapo është hedhur shorti i çerekfinaleve të Europa League dhe goglat kanë dhuruar përballje shumë interesante. Milani do të sfidojë Romën për një vend në gjysmëfinale, ndërsa Atalanta e Gjimshitit do të luajë kundër Liverpulit. Leverkuseni do të përballet me West Ham, ndërsa Benfika do të luajë kundër Marsejës.Janë përcaktuar edhe gjysmëfinalet e mundshme të Europa League dhe është zbardhur rruga deri në finale e madhe të Dublinit. Fituesi i takimit Milan-Roma do të ndeshet me fituesin e sfidës Leverkusen-West Ham. Fituesi i përballjes Liverpool-Atalanta do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e takimit Benfica-Marseille. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 11 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në 18 prill. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen në 2 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit në 9 maj. Finalja e madhe e Europa league do të luhet në 22 maj Dublin.

sfidanti.al