Derbi i kryeqytetit, Partizani nxjerr në shitje biletat

Derbi i datës 19 tetor po afron dhe Partizani si pritës ka nxjerrë në shitje biletat e sfidës që do të luhet në “Arenën Kombëtare. Ky takim ishte planifikuar të luhej në fund të shtatorit, por duke qenë se “Air Albania” ishte ruajtur për dy ndeshjet e tetorit të Kombëtares, si dhe për të mos i humbur bukurinë dhe emocionin sfida u shty për datën 19 tetor. Pra, do të luhet dy ditë pas miqësores së Kombëtares, Shqipëri-Bullgari. Partizani është organizatori i derbit të parë sezonal në Superiore dhe sot klubi i kuq ka publikuar edhe njoftimin me biletat e ndeshjes. Në njoftim mësohen çmimet e biletave, ndarja e sektorëve të dy tifozerive, si dhe pikat e shtijës ku të interesuarit mund të pajisen me biletën e tyre. Biletat edhe në këtë derbi shkojnë nga 500 lekë, që është më e lira, deri në 5000 lekë, që përkon me sektorin VIP GOLD.

 

Njoftimi:

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
⚽FK PARTIZANI – KF TIRANA
🗓E ENJTE 19 TETOR ⏰️ 19:00
🗣️ Klubi njofton se çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do të jenë:
🎫Biletat në Tribunat Qëndrore:
📍Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek
📍Sektorët: W102, W103, W105, W106 do të kushtojnë 4 000 Lek
📍Sektorët: W101 , W107 do të kushtojnë 3 000 Lek
🎫Biletat në Tribunën përballë:
📍Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208
E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek
🎫Biletat në tribunat pas porte:
📍Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek
📍Sektorët: Nga S102 deri S205 dhe nga V101 deri V202 do të kushtojnë 500 Lek
🔻Biletat mund ti siguroni nga dita e sotme online ➡️ https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Nga dita e hënë 🎫 biletat mund ti siguroni çdo ditë edhe pranë pikës së shitjes të stadiumit🏟️ “Selman Stërmasi” ⏰️ 10:00 – 19:00.