Ciro Immobile ndihet i fyer nga një pjesë e tifozerisë së Lazios pas startit shumë të dobët të këtij sezoni. Sulmuesi më i mirë i historisë së Lazios, ndihet i shqetësuar nga ata njerëz që shpesh herë e kanë kritikuar duke deklaruar:
“Ndoshta shumë prej tyre e kanë harruar se në vitin 2016 kur erdha unë nuk ishte aspak si tani. Nuk dinim madje as kush ishte trajneri. Tani që luajmë në Champions League duan të më parkojnë jashtë? Nuk më duket se këtu ka mirënjohje por unë do të vazhdoj përpara siç kam bërë deri tani. Kjo më bën të ndihem keq e madje të rimendoj zgjedhjen që bëra në verë pasi më erdhi një ofertë nga Arabia Saudite”.
sfidanti.al