Dhjetë qepje mbi syrin e djathtë. Buletini mjekësor i Atalantës për gjendjen e Gjimshitit shpjegon mirë pse Gasperini, menjëherë pas ndeshjes kundër Udineses, tha se ishte i shqetësuar për gjendjen e lojtarit. Ai u detyrua të largohej në minutën e 24-ët për shkak të një përplasjeje të ashpër me Ehizibue. Dëmtimi është më i rëndë se sa pritej, jo shumë i rëndë (sepse lojtari është mirë) por është i tillë që do ta përjashtojë mbrojtësin shqiptar nga ndeshja e së martës së ardhshme kundër Juventusit. Më njoftimin e klubit zikaltër thuhet: “Analizat e kryera në spitalin e Udines konfirmuan se futbollisti ka pësuar një dëmtim në kokë në një përplasje së bashku me një plagë, të çarë, te vetulla e djathtë që kërkonte 10 qepje, po kthehet me skuadrën në Bergamo”.
sfidanti.al