Dëmtimi i Alabës shokon Realin

David Alaba ka shokuar Realin e Madridit. Rikuperimi i austriakut nuk ka shkuar siç duhet. Dëmtimi i ligamentit kruciat anterior nuk ka kaluar pa probleme dhe data e rikthimit në fushë nuk është më ajo e fiksuar pas operacionit. Sipas “Relevo” Alaba nuk do të rikthehet në fushat e lojës në tetor, por një gjë të tillë do të mund ta bëjë vetëm në janar. 32-vjeçari u dëmtua dhjetorin e kaluar në një ndeshje kundër Villarreal.

sfidanti.al