Debutim ëndrrash për Grudën, i jep fitoren Egnatias në shtesë

Egnatia triumfoi minimalisht ndaj islandezëve të Breidablik, në ndeshjen e turit të parë të Champions League. Heroi i rrogozhinasve ishte Ildi Gruda, i cili i futur nga stoli, shënoi golin e fitores në minutat e fundit. Debutim epikë për shkodranin, që u afrua pak ditë më parë nga Vllaznia.

Më herët Egnatia iu afrua avantazhit, por Poçi u ndal nga tranversa në minutën e 74-t.

Fitore e rëndësishme për kampionët e Shqipërisë, që hedhin një hap drejt kualifikimit. Ndeshja e kthimit do të luhet në Islandë javën e arshshme.

Rezultat tejet pozitiv regjistruan dy skuadrat e tjera shqiptare. Kampionia e Kosovës, Drita triumfoi minimalisht në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj skuadrës nga Luksemburgu, Differdange.

Golin e vetëm e shënoi Arb Manaj, i cili përfitoi nga një top i marrë në zonë në minutën e 74-t dhe e ndali atë në rrjetë.

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija barazoi pa gola ndaj uellsianëve të The New Saint. Rezultat i mirë për tetovarët, që ndeshjen e kthimit e luajnë në shtëpi.

sfidanti.al