Merkato Superiore, Zejnullai i pavendosur

Arbin Zejnullai vendosi të largohej nga Egnatia, pas përfundimit të sezonit. Rinovimi me mesfushorin nuk erdhi, ndërsa tashmë është në kërkim të skuadrës së re. Zejnullai është përfolur për disa skuadra në Superiore. Fillimisht Dinamo dhe Tirana u shfaqën pas tij. Zërat me ta u sfumuan, ndërsa lindën të tjerë. Partizani dhe Vllaznia janë dy klubet e fundit, që po rrijnë me shpresë te Zejnullai. Ky i fundit nuk i ka mbyllur derën asnjërit, ndërsa prioritet mban aventurën jashtë Shqipërisë. Opsioni më i mundshëm për Zejnullain tregohet Turqia nga ku ka ofertë së fundmi. Ky muaj duket se do të jetë vendimtar për të ardhmen.

sfidanti.al