Një nga përgjigjet që priteshin më shumë në futboll, më në fund erdhi. David De Gea, portieri i madh spanjoll, pranoi të rinovonte kontratën me Mançester Junajtidin, duke u bërë edhe lojtari më i paguar në skuadër. Pas bisedimeve të gjata, dhe rrezikut të përfundimit të kontratës aktuale qershorin e ardhshëm, më në fund palët gjetën dakordësi për një marrëveshje 5-vjeçare me pagesë 13.3 milionë paundë stërlina në vit. Kjo do të thotë se De Gea lë pas Pol Pogbanë në renditjen e rrogave në “Old Traford”.
Këtë gjë e kishte paralajmëruar një ditë më parë trajneri Solskjer duke deklaroi se “unë jam mjaft, tepër i sigurt, se do të gjejmë gjuhën e përbashkët”. De Gea kërkohej nga Reali i Madridit si dhe nga Paris SG, ndërsa nuk dihet nëse e ardhmja e tij do të jetë apo jo tek Mançester Junajtidi. Shpesh, rinovimet e kontratave bëhen që klubi të ketë mundësi të përfitojë maksimalisht nga kartoni i lojtarëve në rast transferimi.
Sfidanti.al