Cristiano Ronaldo vazhdon të mahnitë, edhe pse prej kohësh është larguar nga Evropa dhe futbolli elitar. Megjithatë, portugezi mbetet i fiksuar pas fitores dhe mbi të gjitha kujdesit maniakal ndaj trupit të tij. Kjo nuk përbën ndonjë gjë të re, por ajo që e bën CR7 të veçantë është fakti se është aq unik, saqë duhet të studiohet.
Këtë ka bërë kompania “Whoop”, e specializuar në pajisje për monitorimin e formës fizike, sipas asaj që raporton “derbyderbyderby.it”. Sipas analizave të kryera nga “Whoop”, trupi i Cristiano Ronaldos përputhet me parametrat fizikë të një mashkulli 28.9 vjeç, domethënë 11.1 vite më i ri se mosha e tij reale.
Tjetër dëshmi e punës së jashtëzakonshme që bën për ta ruajtur formën, por edhe e një gjenetike vërtet të rrallë. Vetë CR7 e komentoi këtë me humor: “Kjo do të thotë se do të luajë futboll edhe për 10 vite të tjera”.
Një shaka, sigurisht, edhe pse për momentin nuk ka asnjë shenjë se Ronaldo ka ndërmend të tërhiqet nag futbolli. Dhe kush mund ta kundërshtojë, duke parë këto të dhëna?
Sa i përket së ardhmes së tij, ajo mbetet e paqartë. Largimi nga Al-Nassr nuk përjashtohet. E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar një interesim nga një klub brazilian, por në lojë mbetet edhe opsioni Al-Hilal në Arabinë Saudite.
sfidanti.al