Conference League, Vllaznia dorëzon listën

Klubi i Vllaznisë ka dorëzuar në mënyrë zyrtare pranë UEFA-s listën e lojtarëve të regjistruar për turin e parë të Ligës së Konferencës, ku shkodranët do të përballen me ekipin letonez Daugavpils.

Në listën e paraqitur bie në sy prania e një baze të gjerë lojtarësh me profil mbrojtës, ndërsa në fazën sulmuese zgjedhjet janë të kufizuara.

Pjesë e kësaj liste janë edhe afrimet më të fundit të merkatos si Hakaj, Kruja, Kuros, Gjini dhe Jazxhi, që priten të sjellin eksperiencë dhe stabilitet në formacion.

Megjithatë, reparti ofensiv mbetet i paplotë, me klubin që shpreson të forcohet në vijim, nëse siguron kalimin në turin tjetër të kompeticionit evropian.

Shpresat e shkodranëve për një ecuri të suksesshme në Europë varen edhe nga përforcimet e mundshme në ditët në vijim, teksa stafi drejtues vijon punën për të kompletuar grupin.

Lista e Vllaznisë për turin e parë të Ligës së Konferencës

Portierë:

Kristi Qarri
Aron Jukaj
Rezart Bunjaj
Mbrojtës:

Erdenis Gurishta
Gledjan Pusi
Artan Jazxhi
Eslit Sala
Melos Bajrami
Ersin Hakaj
Andrej Jago
Amir Brahimi
Aleksandros Kuros
Elmando Gjini

Mesfushorë:

Ardit Krymi
Arsid Kruja
Esat Mala
Klinti Qato
Ensar Tafili

Sulmues:

Bekim Balaj
Kevin Dodaj
Antonio Delaj
Alfred Mensah