Chelsea, 12 lojtarë me “valixhet” gati

Prej vitesh Chelsea është ndër klubet më aktive në merkato. Afrime pafund, investime shpeshherë të tepruara dhe pa kriter, dhe pak rezultate pozitive. Tifozët shpresojnë që edicioni i ri të jetë ndryshe nën drejtimin e italianit Enzo Maresca, ndërkohë që drejtuesit kanë nxjerrë plot 12 futbollistë në merkato. Kontingjenti i larmishëm duhet reduktuar. Te Chelsea shpresojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e lojtarëve. Për t’i investuar më pas milionat në përforcimin e organikës.

sfidanti.al