Interi po shkruan historinë e formatit të ri të Champions-it duke mos pësuar asnjë gol në ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Në pesë takime skuadra zikaltër nuk ka pësuar asnjë gol duke barazuar kështu një rekord të vendosur 20 vite më parë nga një tjetër italiane.
Mbrojtja më e mirë në Champions 2024-2025:
1) INTER – 0
2) ATALANTA – 1
2) LIVERPUL – 1
2) ASTON VILA – 1
5) ARSENAL – 2
Herën e fundit kur një ekip nuk kishte pësuar asnjë gol në pesë takimet e para ishte po një ekip i Serisë A protagonist. Bëhet fjalë për Juventusin e Champions League 2004/05. Me Fabio Kapelon në stol skuadra piemonteze nuk kishte marrë asnjë gol në pesë takimet e para, të cilat i fitoi të gjitha minimalisht.
Këtë sipërmarrje e bëri edhe Mançester Junajtid i Sër Aleks Ferguson. Në Champions League 2010/11 ekipi i “Djajve të Kuq” mbylli pesë ndeshjet e para me portën të pa prekur.
sfidanti.al