Pas barazimit të shëmtuar ndaj Valencias në Champions, Zhoze Murinjo mbajti një fjalim 45-minutësh përpara lojtarëve të tij, duke i bërë “për një lek”. Ishte një “dush i ftohtë”, por duket se më shumë i ftohur është vetë trajneri, të cilit po i afrohet shkarkimi çdo javë e më shumë. Nëse portugezi dëshiron të ruajë detyrën tek Mançester Junajtidi, ai duhet të nisë një seri fitoresh, ndërsa humbjet duhet të shmangen kategorikisht, veçse, kalendari nuk është aspak miqësor.
Fillimi, këtë fundjavë, nuk është aq i vështirë, në shtëpi ndaj Njukasëllit (por, a ka gjë të lehtë për Junajtidin sot?). Më pas, në 20 tetor luhet ndaj Çelsit (pas pushimit për shkak të kombëtareve), në 23 pritet Juventusi në “Old Traford”, Evertoni po në Mançester në 28, në 3 nëntor shkohet në Bornmuth, në 7 nëntor vjen udhëtimi në shtëpinë e re të Ronaldos, në Torino, ndërsa në 11 nëntor derbi i Mançesterit në fushën e Sitit.
Sfidanti.al