CAS merr vendimin për Kosovën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konfirmuar vendimin e marrë më herët nga UEFA për të dhënë humbjen në tavolinë ndaj Kosovës, në përballjen e zhvilluar më 15 nëntor 2024 ndaj Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Federata e Futbollit të Kosovës kishte apeluar këtë vendim, pas vendimit të UEFA-s që e penalizonte me humbje 3-0 për shkak të braktisjes së fushës nga lojtarët e saj në minutat e fundit të ndeshjes, si reagim ndaj thirrjeve të konsideruara si anti-kombëtare dhe raciste nga ana e tifozëve rumunë. Sipas CAS-it, braktisja e fushës nga lojtarët e Kosovës është vlerësuar si veprim i njëanshëm, që nuk u mbështet nga ndonjë urdhër apo ndërhyrje zyrtare e gjyqtarit të ndeshjes. Vendimi për të mos vazhduar ndeshjen, thuhet në deklaratën e CAS, është marrë në mënyrë të pavarur nga lojtarët, dhe si i tillë, e bën përgjegjëse palën kosovare për ndërprerjen e ndeshjes.


sfidanti.al