Superiorja U-19 ka mbyllur edicionin 2024/25. Tirana është skuadra që bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pasi e mbylli si vend i fundit. Skuadra U-19 e drejtuar nga trajneri Gazmend Xhepa, priste rezultatet e djeshme në fundin e fazës “play-out”. Elbasani mposhti Dinamon(3-1), ndërsa Teuta triumfoi përballë Laçit(4-1). Durrsakët u renditën të parafundit. Kështu janë ata që do të luajnë një finale “play-out” përballë ekipit që e mbylli i dyti në Kategorinë e Parë. Tirana U-19 i ka prishur punë edhe ekipit U-13. Sipas rregullores së FSHF-së, në kampionatin U-13 bien dhe ngjiten ato skuadra që bien dhe ngjiten në Superioren U-19. Ekipi U-13 i Tiranës ndërkohë u shpall kampion në këtë edicion. Bardheblutë e vegjël fituan trofeun pikërisht në prill.
sfidanti.al