“Çmenduri” në Serie A, katër ekipe luftojnë për një vend

Pas Napolit dhe Interit, edhe Atalanta është shumë pranë arritjes së objektivit për të marrë pjesë në edicionin 2025-2026 të Ligës së Kampionëve. Fitorja në transfertë kundër Monzës e ka çuar skuadrën bergamaske në kuotën e 68 pikëve, pesë më shumë se ndjekësit më të afërt: Juventus, Roma dhe Lazio, të cilat kanë nga 63 pikë. Vetëm një rënie e papritur e formës mund t’i mohojë Atalantës një vend në garën më prestigjioze për klube në kontinent.

Ndërkohë, gara e vërtetë mbetet për vendin e katërt, vendi i fundit për Champions. Katër skuadra janë të përfshira drejtpërdrejt në këtë garë, Juventus, Roma, Laxio dhe Bologna. Të tria të parat janë në baraspeshë me 63 pikë, ndërsa Bolonja ka 62 pikë, vetëm një pikë më pak. Teorikisht, në lojë mbetet edhe Fiorentina, por humbja në Olimpico kundër Romës dhe përqendrimi në gjysmëfinalen e Konferencë Ligë ndaj Betis e kanë komplikuar ndjeshëm rrugën e tyre drejt zonës Champions.

sfidanti.al