Bylisi ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me tre lojtarë. Bëhet fjalë për dy brazilianët Gabriel Recife e Wendel Nery Da Conceicao si dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Patrik Trenin.
Njoftimi i klubit:
FK Bylis njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me dy brazilianët, mbrojtësin e qendrës Gabriel Recife dhe Wendel Nery Da Conceicao, që ka luajtur si winger në pjesën e parë të sezonit. Krahas tyre edhe mesfushori me tipare sulmuese, Patrik Treni, në vijim nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë. FK Bylis i falënderon dy brazilianët Gabriel dhe Ëendel, si dhe Trenin për kontributin që dhanë në klubin tonë dhe u uron suksese në vijimin e karrierës.
sfidanti.al