Bylis shton radhët në skuadër. Klubi ballshiot ka firmosur me sulmuesin Robert Muric. Lajmi është bërë i ditur së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “FK Bylis mirëpret në familjen tonë lojtarin me numrin “10”, kroatin Robert Murić, i cili luan edhe si winger. Muric bëhet pjesë e skuadrës sonë pas një karriere me klube të njohura si: Dinamo Zagreb, Ajax, Pescara, Rijeka, Braga, Konyaspor dhe Slaven Belupo. Jemi të bindur se ai do të jetë një forcë e shtuar për ekipin tonë, duke nisur nga dueli me Tiranën dhe gjatë gjithë vazhdimit të sezonit. FK Bylis i uron mirëseardhjen në familjen tonë”.
sfidanti.al

