Arbër Hoxha ka lënë pas shqetësimet që kishte në shpinë duke u rikthyer në dispozicion të Dinamo Zagreb. Ylli kuqezi u ndal në momentin e tij më të mirë, por tashmë jo vetëm ekipi kroat, por te Hoxha mund të mbështet edhe trajneri Sylvinho për ndeshjet e fazës “play-off”. Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme edhe në aspektin personal, pasi sipas mediave kroate, Arber Hoxha pritet të largohet nga Kroacia gjatë merkatos së verës. Largimi i mundshëm i mesfushorit kuqezi është pjesë e projektit të klubit, ku siç është kthyer tashmë në traditë, lojtarët më të vlefshëm shiten në treg.
sfidanti.al

