Duplantis fenomenal, vjen rekordi i 15-të botëror me kërcimin 6.31 metra

Sportisti suedez ka përmirësuar rezultatin e vet në eventin e organizuar prej tij. Zhgënjen Karalis, që ndalet në 5.80 metra. Armand Duplantis ka regjistruar rekordin e 15-të botëror radhazi. Ai ka fituar me kërcimin 6.31 metra edicionin e Mondo Classic, meeting Silver të ‘World Indoor Tour’, i zhvilluar në Uppsala të Suedisë. Një event i organizuar nga vetë atleti i kërcimit me shkop që nga viti 2022. Ishte një garë, ku merrnin pjesë atletët më të mirë të kësaj disipline. Mjafton të përmendim faktin se 8 nga 9 pjesëmarrësit kanë pasur rezultate mbi 6 metra, ndërsa i 9-ti 5.96 metra.

sfidanti.al