“Buxheti i mbrojtjes” i Guardiolës, më i madh se buxheti i shteteve

Plot 52 shtete të botës, afërsisht një e katërta e tyre, shpenzojnë më pak për mbrojtjen e tyre sesa Pep Guardiola për repartin difensiv të Mançester Sitit. Vetëm për mbrojtjen në ekipin e tij, Guardiola ka shpenzuar 225 milionë paund stërlina në sezonin 2017-2018, që do të thotë mbi 250 milionë euro.

Shtete të tillë si Guatemala, Çadi, Senegali, Bosnjë-Hercegovina apo edhe Shqipëria jonë as nuk i afrohen këtyre shifrave. Shqipëria, p.sh., e ka buxhetin e mbrojtjes rreth 120 milionë euro, ndërsa Liberia “e shkretë” arrin deri në 10 milionë euro. Vetëm shpenzimi u Guardiolës për të marrë mbrojtësin Laport nga Bilbao, ishte më i madh sesa buxheti i mbrojtjes i plot 26 shteteve të botës.

Sfidanti.al