Ylli i skuadrës së Burnley, mbrojtësi Charlie Taylor ka deklaruar publikisht falimentimin. Për shkak të aturave të papaguara, ai është detyruar të dorëzohet duke deklaruar se nuk ka më asnjë qindarkë në llogarinë e tij dhe kjo është një situatë e pakuptimtë për një lojtar që në “Turf Moor” përfiton rreth 35 mijë pound në javë. 30-vjeçari ka probleme shumë të mëdha financiare për shkak të disa inisiativave të dështuara në të kaluarën ndërsa çështja e tij ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë pasi ai ka edhe shumë borxhe të pashlyera.
Ai nuk është i vetmi që për shkak të çështjeve administrative dhe investimeve të dështuara, shkon në faliment pasi gjatë viteve të fundit shumë ish-lojtarë kanë rënë pre e mashtruesve apo njerëzve të cilët u kanë këshilluar investime që më pas nuk kanë sjellë përfitime e madje i kanë zhytur në mjerim. Sipas një studimi të kohëve të fundit nga kompania “XPro”, rreth 60 % e lojtarëve të tërhequr janë përballur me probleme financiare rreth 5 vite pas tërheqjes nga futbolli profesionist në Angli.
sfidanti.al