Bufon: Të kualifikuar? Kujtoj Paris SG-në dhe Milan-Liverpul!

Ai që duhet të jetë mësuesi, e ndjen veten si nxënës. Xhanluixhi Bufon, të paktën, shprehet në këtë mënyrë dhe sillet sikur është në provë në çdo ndeshje. “Unë kam fat që luaj në një skuadër me kampionë të rëndësishëm, – shprehet ai, – dhe nëse dua që të vazhdoj të mbetem i rëndësishëm, pritje të tilla si ndaj Barcelonës duhet t’i kem diçka normale”. Portieri bëri të paktën dy mrekulli duke shpëtuar skuadrën përballë katalanasve, dhe veçon pritjen ndaj Iniestës.

Bufon po ashtu nuk ka dëshirë të flasë për kualifikimin, edhe pas fitores 3-0. “Kemi respektin maksimal për Barcelonën sidomos pas përmbysjes ndaj Paris SG-së, – thotë ai, – pastaj, në futboll ka pasur shumë përmbysje, mjaft të kujtoj atë të Liverpulit ndaj Milanit apo Deportivo-Milan. Gjithsesi, për fat, katalanasit e kanë bërë këtë sezon një përmbysje”. i pyetur se cilës prej skuadrave të së kaluarës i ngjan kjo Juve, Bufon tha prerë se nuk ka të ngjashme. “Edhe si lojtarë, edhe taktikisht, kjo skuadër është fryt i instinktit sipëror të Alegrit që e ka krijuar”, – ishin fjalët e portierit juventin.

Sfidanti.al