Armando Broja është rikthyer në fushat e lojës në ndeshjen e parë sezonale të Burnley-t në sezonin e ri të Championship në një takim ku u shënuan plot katër gola. Trajneri Nicky Hayen grumbulloi sulmuesin shqiptar për këtë ndeshje, por e aktivizoi vetëm në minutën e 76’.
Golat, të cilët vlejnë një pikë për Burnley-n, u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë dhe kishin për autor Zian Flemming (83’, 92’).

