Broja nuk e di ende të ardhmen

Armando Broja nuk e di ende se ku do ta gjejë pjesa e dytë e sezonit, ndërsa vazhdon rikuperimin e tij pas dëmtimit në kaviljen e djathtë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbetet në pritje për të mësuar nëse do të jetë një futbollist i Çelsit përsëri, apo nëse do të rrijë të Evertoni deri në mbyllje të sezonit. Dëmtimi afatgjatë prishi planet e tij të huazimit te Evertoni, ku tashmë duket e pamundur që të kthehet në një element vendimtar pas dëmtimit të radhës. Klubi kërkon ta kthejë nga huazimi te Çelsi, por londinezët nuk e pranojnë nëse Evertoni nuk ia paguan rrogën deri në fund të sezonit. Kjo ka krijuar një situatë shumë të komplikuar që nuk ka gjetur ende zgjidhje, duke mbajtur pezull futbollistin, siç pranoi edhe sot trajneri Devid Mojes në konferencën për mediat. “Për momentin nuk ka një vendim përfundimtar, por mendoj se nga bisedat që kemi zhvilluar, është si mundësi”, tha Mojes për kthimin e Brojës te Çelsi. “Por në këtë moment që flasim, nuk është ende i konfirmuar”, tha ai duke folur para sfidës me Brajtonin.

sfidanti.al