Broja jep asist në miqësoren e Chelseat në Amerikë

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja, ka bërë protagonistin në miqësoren e Chelseat në Amerikë. Në miqësoren e zhvilluar me Wrexham, Broja dhuroi asist në minutën 82-të dhe Wgochukwu realizoi gol. Në fund ndeshja mes Chelseat dhe skuadrës uellsiane e u mbyll me shifrat 2-2. Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë kontestime nga tifozët të cilët nuk dëshironin që Broja të udhëtonte bashkë me skuadrën në turneun veror në SHBA.

sfidanti.al