Broja “debuton” me U-21 e Everton

Armando Broja ka luajtur mbrëmjen e kaluar 45’ me fanellën e Everton. Me qëllim për të rikuperuar ritmin e lojës, për shkak të dëmtimit të gjatë, stafi teknik i klubit të Liverpul ka menduar që të aktivizojë shqiptarin në një ndeshje të moshave deri në 21 vjeç. Sipas tabloidëve anglezë paraqitja e Brojës ishte e kënaqshme edhe pse është ende larg ritmit të garës. Evertoni U-21 humbi mbrëmjen e kaluar me Uotfordin U-21 me shifrat 1-0.

sfidanti.al