Brazili rikthen vëmendjen për Ancelottin

Zhgënjimi është i madh në shtëpinë e Brazilit, pas humbjes 4-1 ndaj Argjentinës. Në këto kushte, drejtuesit kanë humbur besimin te trajneri Dorival, i cili mund të largohet nga drejtimi i skuadrës. Federata dëshiron Carlo Ancelottin në pankinë dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, synohet një takim me teknikun në fjalë (Brazili e ka kërkuar edhe më parë). Vështirë të ketë të reja në këtë periudhë, pasi Ancelotti nuk do largohet nga Real Madrid, pa përfunduar sezoni. Të presim e të shohim, si do shkojnë gjërat.

sfidanti.al