Shyqyr zotit! S’paska faj Duka, as FSHF-ja, por ..Sokol Jareci!

Sa herë që luan Tirana me Bylisin, “treni i futbollit” sikur del jashtë shinave! Vite më parë, një ndeshje e tyre bëri aq shumë bujë për histori tradhëtie , sa thuhet se dosja e asaj ndeshje famkeqe qëndron si shpata e Demokleut mbi  kokat e klubeve. Edhe kjo ndeshja e fundit , megjithëse u gjet çelësi magjik për të hapur derën e shtëpisë së futbollit, pra stadiumit “Arena Kombëtare”, hapi një ..dosje tejtër!

Bylisi braktisi fushën,  më shumë se 5 minuta dezertim kolektiv , pasi arbitri Koçi  kapwrceu  orbitën..apo siç thuhet tek filmi “Kapedani”, shkoi  nga ndërzimi artificial.. tek lufta në Vietnam !  Nga një faull për Bylisin ,ndodhi magjia pikante :  faullin per Bylisin e  kullufiti VAR-i” dhe dha penallti për Tiranën…! Presidenti i Bylisit, Besnkik Kapllanaj , i cili ishte edhe orkestruesi i arratisjes  5 minutëshe nga fusha te ekipit, befasoi më shumë se vetë ekipi i tij, kur zbuloi shkaktarin e vërtetë ku fshihej .” Nuk paska  faj  i “pafajshmi” dhe i perjetshmi , presidenti Duka, nuk paska dorë  as nga FSHF-ja, por fajin e madh e ka Sokol Jareci, ai  që me kokën e tij , bashkë me një klan arbitrash, pa dijeninë  e “zotave” po ia nxin jetën Bylisit prej kohësh..

Sfidanti.al