Në kampin çek grumbullimet e bëra nga komisari teknik i kombëtares në fjalë kanë marrë vëmendjen e publikut pasi figuronte edhe meri i Jiří Boula. Mesfushori ka bërë një kapërcim të madh në karrierë pasi nuk ka qenë kurrë pjesë e Kombëtares madje nuk është grumbulluar as nga moshat. “Kur më komunikuan se isha mes të grumbulluarve nuk do ta kisha besuar kurrë, por personi që telefonoi u prezantua. Dhe mirë bëri pasi me ato çfarë më tha nëse nuk do të më thoshte se kush ishte nuk do ta besoja kurrë”, tregon futbollisti, cili nisi karrierën me ČAFC Pragën. “Atmosfera në grumbullim është e fortë për mua pasi kurrë nuk kam qenë pjesë e Kombëtares. Nuk jam grumbulluar kurrë as nga moshat”, shpjegoi 25-vjeçari, i cili gjatë studimeve në Angli ka qenë pjesë e një skuadre të Ligës së shtatë britanike.
sfidanti.al