Kombëtarja U-21 nisi zyrtarisht pasditen e së hënës përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë. Një pjesë e lojtarëve të bashkuar në grumbullim u stërvitën me Kombëtaren A në stadiumin “Air Albania“, ndërsa grupi pritet të jetë i plotë në seancën e radhës stërvitore. Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se trajneri Alban Bushi ka vendosur që të thërrasë edhe Dario Dakën. Futbollisti i Leçes do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të përgatitet për dy ndeshjet miqësore. Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.
sfidanti.al