Botërori i parave, Spanja vlen mbi 1 miliardë euro!

Është prag Botërori dhe lajmet për turneun e Rusisë janë në faqet e para të shtypit të shkruar, dhe në minutat e para të edicioneve audiovizive. Përtej lojtarëve të grumbulluar e të përjashtuar, skuadrave favorite dhe të papriturave të mundshme, skemave dhe yjeve individualë, ka edhe lajme nga bota e financës. Nuk ka çudi, përderisa futbolli është kthyer në një nga bizneset më të mëdha të botës.

Lajmi numër 1 tek “Botërori i parave” është vlera e skuadrave, dhe në krye të vendit është ish-kampionia e Botës dhe e Europës, Spanja. “La Gazeta delo Sport” shkruan se vlen mbi 1 miliardë euro (1.07 saktësisht), plot 107 herë më shumë sesa Panamaja që vlerësohet vetëm 10 milionë.

Shifra duket e frikshme, por krejt normale kur lexon listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Hulen Lopetegi. Ja disa prej tyre: De Gea, Reina, Zhordi Alba, Azpilikueta, Karvahal, Naço, Monreal, Pike, Ramos, Isko, Tiago Alkantara, Buskets, David Silva, Iniesta, Saul, Koke, Asensio, Aspas, Diego Kosta, Lukas Vaskez.

Sfidanti.al