Benfika në qendër të skandalit, korruptoi rivalët për vendin e dytë

Një skandal korrupsioni ka tronditur futbollin portugez. Në qendër të tij është Benfika që vazhdon të jetë në shënjestër të drejtësisë. Këtë herë, gjigandët e futbollit portugez akuzohen se kanë korruptuar rivalët në mënyrë që të siguronin pjesmarrjen në Champions. Ngjarja e dyshuar është regjistruar në sezonin 2017/2018. Atëherë Benfika fitoi garën për vendin e dytë dhe biletën për në Champions ndaj Sportingut të Lisbonës, falë suksesit në ndeshjen e fundit. Benfika mundi Morereinse me rezultatin 1-0 falë një 11-metërshi në kohën shtesë. Mbrojtësi që shkaktoi penalltinë pasi preku topin me dorë, Alfa Semedo u ble në fillim të sezonit pikërisht nga Benfika.

Sfidanti.al