De Laurentis: Yjet do t’i mbajmë, Napoli do të jetë i madh për shumë kohë!

Presidenti shprehet i sigurt, ose të paktën kështu i takon që të bëjë. Aurelio De Laurentis mendon se Napoli i tij do të jetë një histori e gjatë suksesi në futboll. Pas fitores 2-0 në fushën e Frankfurtit në Champions, numri 1 i klubit shprehet se të kaltrit do të fitojnë gjatë në Itali dhe do të përpiqen të jenë një forcë e madhe edhe në Champions. Kjo do të thotë më shumë trofe dhe sidomos më shumë para. “Nuk do të jetë e vështirë të mbajmë yjet”, – thotë presidenti, ndërsa dihet se Osimhenin apo Kvarackelian i kërkojnë klubet më të mëdhenj të Europës.

Sfidanti.al