Benfica, Di Maria nuk do të rinovojë

Angel Di Maria është gati të përfundojë kapitullin e tij me Benfica-n. Pas rikthimit në Lisbonë në vitin 2023, pas eksperiencës tek Juventusi, mesfushori argjentinas do të përfundojë sezonin me “Águias” dhe do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve, përpara se të largohet përfundimisht nga klubi portugez.

Sipas mediave argjentinase të TyC Sports, 37-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën me Benfica-n, e cila skadon së shpejti. Di Maria, kampion bote në fuqi nga triumfi në Katar në 2022, ka lënë gjurmë edhe në rikthimin e tij në Lisbonë, me 32 gola dhe 24 asistime në 86 paraqitje zyrtare, duke qenë përsëri një lojtar kyç për skuadrën.

Tani mbetet të shihet nëse Di Maria do të vazhdojë karrierën në një kampionat tjetër, ndoshta në Argjentinë ose MLS, apo do të vendosë të tërhiqet nga futbolli. E sigurt është se largimi i tij nga Benfica është i pashmangshëm dhe tashmë i vendosur.

sfidanti.al