Bejl-Mançester Junajtid, një “kurorëzim” që nxitet nga vetë Reali!

Nuk kuptohet mirë se çfarë ka ndryshuar nga 9 muaj më parë. Atëherë, edhe pse Garet Bejli kishte arritur një akord me klubin kinez, Xhiansu Suning, mbi bazën e 1.2 milionë eurove rrogë në javë, Reali e prishi gjithçka duke kërkuar një sasi të madhe parash për transferimin. Këtë shtator është e kundërta, Reali është gati të lejojë që Bejli të largohet nga “Santiago Bernabeu”, ndonëse në formë huazimi, madje del garant t’i paguajë gjysmën e rrogës që merr sot, dhe që është gati 700 000 euro në javë. Mançester Junajtid po e shqyrton me përparësi këtë mundësi, edhe pse Bejli ka luajtur shumë pak kohët e fundit, ndërsa mosha e tij sot është 31 vjeç. Gjithsesi, trajneri Solskjer e ka të vështirë të marrë Xhejdën Sançon nga Dortmundi dhe i duhet një lojtar spektakolar në krah. Bejli mund të jetë vendimtar pasi të arrijë formën e tij fizike, dhe 300 000 paundë stërlina në javë rrogë, Junajtidi mund t’i japë.

Sfidanti.al