Bayern Munchen kërkon një trajner ekspert

Bayern Munchen beson se me sezonin e ri në pankinë do të jetë një trajner ekspert. Kampionët e Gjermanisë nuk janë shumë të kënaqur me Tomas Tuchel, çka ka bërë që bavarezët të nisin kërkimet për pasuesin. Një emër i ri në horizont është ai i Antonio Contes.  Në javët në vijim, siç shkruajnë mediat, drejtuesit e klubit do të përgatisin një ofertë për “timonierin” italian. Vetë Conte dëshiron të rikthehet në stol pas një viti mungesë dhe do të donte ta bënte këtë në Itali, por edhe emri i Bayern Munchen duket mjaft…tundues. Edhe nëse Conte nuk vjen, gjigandët e Bundesligës nuk kanë ndërmend të bëjnë eksperimente, për momentin po studiohen disa profile me mjaft përvojë.

sfidanti.al