Barcelona në history, fiton për herë të tretë UEFA Youth League

Barcelona bëri histori duke u bërë klubi i parë që fiton UEFA Youth League për herë të tretë, pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Trabzonsporit në finalen e zhvilluar në Nyon. Katalanasit dominuan takimin dhe fituan 4-1, duke treguar forcë dhe pjekuri. Ibrahim Diarra hapi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa Andrés Cuenca dyfishoi pas tetë minutash. Në pjesën e dytë, Diarra asistoi për Hugo Alba që shënoi golin e tretë dhe më pas realizoi edhe vetë të katërtin. Trabzonspori arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 88-të me Bican Tibukoğlun, por gjithçka tashmë ishte vendosur. Skuadra e Juliano Belletti-t tregoi kontroll të shkëlqyer të lojës, duke mos humbur asnjë nga nëntë ndeshjet e fundit në kompeticion. Me këtë sukses, Barcelona konfirmon veten si skuadra më e suksesshme në historinë e Youth League. Trajneri Belletti theksoi rëndësinë e punës së palodhur dhe unitetit të skuadrës, ndërsa kapiteni i Trabzonsporit, Salih Malkoçoğlu, pavarësisht zhgënjimit, u shpreh krenar për rrugëtimin historik të ekipit turk.

sfidanti.al