Ludogorets ka siguruar titullin e 14-të radhazi në kampionatin bullgar të futbollit, duke vendosur një rekord të ri në nivel evropian për numrin e kampionateve të fituara pa ndërprerje. Që prej ngjitjes së saj në kategorinë e parë në sezonin 2011/2012, skuadra nga Razgrad ka dominuar pa konkurrencë arenën kombëtare, duke fituar çdo titull të kampionatit bullgar në këto vite. Fitorja e titullit të këtij sezoni u zyrtarizua pesë javë para përfundimit të kampionatit, pas një avantazhi prej 16 pikësh ndaj ndjekëses më të afërt, që është Levski Sofia. Me këtë arritje, Ludogorets vazhdon të mbajë fronin e futbollit bullgar që prej sezonit të saj të parë në elitë, duke shfaqur një vazhdimësi dhe dominim të pakrahasueshëm në historinë e kampionateve evropiane. Në aspektin historik, Ludogorets numëron gjithsej 15 tituj në 15 sezonet e fundit, duke përfshirë edhe fitimin e kategorisë së dytë në sezonin 2010/2011, çka i hapi rrugën ngjitjes në elitën e futbollit bullgar.
sfidanti.al