Në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s, mesfushori i Interit, Henrik Mkhitaryan, foli për ndeshjen ndaj Barcelonës: “Nuk do të jetë e lehtë, sepse ata kanë një skuadër shumë të re dhe të talentuar, por edhe disa lojtarë me shumë përvojë. Do të jetë shumë interesante, sepse gjysmëfinalet dhe finalet janë gjithmonë të bukura për t’u luajtur dhe për t’u parë, ndaj shpresojmë të japim maksimumin tonë, të zhvillojmë dy ndeshje të mëdha dhe të përpiqemi të arrijmë në finale. Është shumë e rëndësishme për ne çdo ndeshje. Nuk ka rëndësi nëse luajmë në Champions League, në Serie A apo në Kupën e Italisë, sepse në fund të fundit të gjitha ndeshjet kanë rëndësi. Do të përpiqemi ta përballojmë këtë përballje dyfishe me katalanasit në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë kundër Bayern Munich, Feyenoordit dhe skuadrave të tjera në fazën e grupeve, pastaj do të shohim deri ku mund të arrijmë”.
Një vlerësim mbi sezonin me Interin: “Në fillim nuk është se kisha vështirësi. Ishte thjesht çështje forme, është diçka tjetër, por ndeshje pas ndeshjeje jam përmirësuar dhe tani mendoj se jam në formë të mirë. Jam mirënjohës ndaj shokëve të skuadrës dhe stafit që më ndihmuan të arrij nivelin ku jam mësuar të jem. Është një sezon i vështirë. Duam të fitojmë diçka këtë sezon, sepse kemi një grup të mirë lojtarësh”.
sfidanti.al