Me 28 gola dhe 18 asistime në 34 ndeshje, Mohamed Salah ka qenë figura kyçe e triumfit të Liverpool-it në Premier League, i konfirmuar dje pas fitores 5-1 ndaj Tottenhamit. Sulmuesi egjiptian, i intervistuar nga Sky Sports UK, nuk e fshehu emocionin:
“Është e pabesueshme të fitosh me tifozët tanë. Është 100% më mirë se herën e fundit. Tani kemi një grup ndryshe dhe të tregojmë se mund ta bëjmë përsëri është diçka e veçantë.” Salah është një nga tetë lojtarët aktualë të Liverpoolit që kishin fituar titullin edhe në sezonin 2019/20. Atëherë, për shkak të pandemisë së Coronavirusit, festimet qenë të kufizuara, ndërsa këtë herë festa ishte e plotë dhe pa pengesa. Falë paraqitjeve të jashtëzakonshme këtë sezon, Salah tashmë është ngjitur në vendin e pestë në renditjen e golashënuesve më të mirë të historisë së Premier League, pas Andrew Cole (187 gola), Wayne Rooney (208), Harry Kane (213) dhe Alan Shearer (260), duke u pozicionuar gjithashtu si golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e kampionatit. Me 46 gola ku ka kontribuar këtë sezon (midis golave dhe asistimeve), egjiptiani është pranë thyerjes së një tjetër rekordi: ai i Alan Shearer dhe Andrew Cole me 47 kontribute në një sezon të vetëm. Salah do të ketë edhe katër ndeshje në dispozicion për të shkruar një kapitull tjetër të lavdishëm në karrierën e tij.
sfidanti.al