Bajerni po bën “ruletë ruse” për Leroi Sanenë dhe Kai Havercin!

Që të dy pëlqehen shumë, madje i dyti po lavdërohet më tepër këto kohë. Gjithsesi në “Zebener Shtrase” nuk mund të shpenzojnë para sipas qejfit, aq më tepër që janë gjermanë dhe bavarezë, ndaj duhet të ndajnë mendjen. Kët të marrin këtë verë, Leroi Sanenë apo Kai Havercin? Sipas mediave, drejtuesit e Bajernit po anojnë më shumë nga lojtari i krahut i Mançester Sitit, sesa nga organizatori i Leverkusenit.

Me largimin e Robenit e Riberisë, detyrë kryesore e Rumeniges e Salihamixhiçit është të forcojnë krahët, ndaj Sane cilësohet si më shumë i domosdoshëm në këtë moment. Për më tepër, kartoni i lojtarit të Gjermanisë padyshim ka pësuar ulje, sepse ai vetëm 1 vit kontratë të mbetur në “Etihad”. Nga gati 140-150 milionë euro që Siti kërkoi vjet, tani shifra mund të zbresë në 60, dhe bavarezët nuk duan ta humbin këtë rast. Havercin e pëlqejnë, por nëse do të kenë mundësi do ta synojnë vitin tjetër, ndonëse në Angli ka klube që e pëlqejnë, siç janë Çelsi apo edhe ndonjë tjetër, ndërsa nuk duhet hequr nga lista Reali i Madridit.

Sfidanti.al