Ayoze Perez do të mungojë ndaj Shqipërisë

Ayoze Perez pritet të mungojë në ndeshjen e Spanjës në Euro kundër Shqipërisë të hënën për shkak të një dëmtimi muskulor. Mesfushori 30-vjeçar hyri si zëvendësues në pjesën e dytë në fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Italisë të enjten mbrëma. Megjithatë, ylli i Real Betis ndrydhi këmbën gjatë ndeshjes, duke e bërë të pamundur që ai të luajë në ndeshjen e fundit të grupit në Gjermani. Një mungesë tjetër e rëndësishme do të jetë edhe mesfushori Rodri i ndëshkuar me karton të verdhë kundër Italisë ndërsa trajneri De La Fuente është shprehur se do të bëjë një rotacion rrënjësor në sfidën e fundit të grupit.

sfidanti.al