Nuk ka fitues në Holandë-Francë të Grupit D, ndeshje e zhvilluar në Leipzig. Edhe pse të dyja kombëtaret e tentuan rrugën e rrjetës nuk ia dolën ta gjenin atë me 90-minutat që u mbyllën kështu me shifrat 0-0. Për t’u theksuar një gol i anuluar i Xavi Simons për “tulipanët” pas një pozicioni jashtë loje të Dumfries. Sakaq, nuk pati minuta për Kylian Mbappe edhe pse sulmuesi ishte në stol, megjithatë trajneri Didier Deschamps vendosi të mos e rrezikojë pas thyerjes së hundës në ndeshjen e parë ndaj Austrisë. Pas këtij barazimi, si Franca ashtu edhe Holanda janë në kuotën e katër pikëve me tulipanët që për shkak të golavarazhit mbajnë për momentin vendin e parë. Ndeshjen e radhës, Franca e luan me Poloninë ndërsa Holanda me Austrinë.
sfidanti.al