Asnjë lojtar nuk ka dominuar një kampionat, si Mesi në La Liga!

Sundimi ka qenë thuajse i plotë dhe thuajse në çdo element. Si skuadër, numri 1 në La Ligë është Reali i Madridit, por si futbollist është i paprekshëm Lionel Mesi. Ish-kapiteni i Barcelonës mban një numër të madh rekordesh pas kaq shumë vitesh në “Kamp Nou”. Ai ka më shumë gola në histori, 474 ndaj 311 të Ronaldos që mban vendin e dytë. Mesi ka më shumë trigolësha, 36, duke lënë në vend të dytë Kristiano Ronaldon (34). Ka rekordin e golave në një sezon në La Liga, me 50 ndaj 48 po të Kristianos. Leo mban vendin e parë për asistet me 169 ndaj 126 të Ksavit dhe 95 të Ronaldos. Po ashtu, është lojtari me më shumë fitore, me më shumë dygolësha, me më shumë ekipe ndaj të cilëve ka shënuar, me më shumë ndeshje për Barçën, me më shumë tituj për Barçën. Ai është në vendin e dytë për titujt e fituar me 10, i lënë pas vetëm nga legjenda e Realit, Fransisko Gento (Hento) që ka 12. Së fundi, ai ka më shumë Këpucë të Arta në La Liga, 8 të tilla, ndaj 6 të Telmo Zarrës.

Sfidanti.al