Nuk u tregua aq agresiv dhe aq i ashpër me lojtarët e tij pas humbjes së rëndë në shtëpi, ndërsa e ka gjithnjë e më të qartë se ndodhet në një klub ku as skuadra nuk është në nivelin e duhur, dhe as aksionerët nuk duan të shpenzojnë siç bëjnë të tjerët. Antonio Konte duket se nuk do të ketë mundësi të kualifikohet për në katërshen e Premier Ligë, pra për Championsin sezonin e ardhshëm, ndërsa disfata 0-2 me Uolvesin në Londër la pasoja. “Mentaliteti fitues nuk është diçka që mund ta blesh në shitore, – tha tekniku italian, – lojtarët tanë duhet të kenë më shumë instinktin vrasës, në çdo situatë duhet të tregojnë dëshirë më të madhe sesa kundërshtari. Një humbje duhet të ndihet thellë, jo si diçka e thjeshtë”. Gjithsesi, Konte deklaroi se kërkon që tifozët të jenë pranë skuadrës dhe jot a vërshëllejnë, ndërsa shtoi se “më vjen turp të flas për të arritur vendin e katërt, sepse në karrierën time kam luftuar për objektiva krejt të tjerë”.
Sfidanti.al