Armando Sadiku shënon në Indi

Vitet kalojnë, por Armando Sadiku nuk e harron “vesin” e golit. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet në kampionatin indian me Goan, ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij. 33-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në transfertën kundër Mohameddan në minutën e 94-t, duke i dhuruar një pikë skuadrës së tij. Ky ishte goli i dytë radhazi për Sadikun në kampionat në dy ndeshje të luajtura me Goan, skuadër me të cilën u bashkua këtë verë.

sfidanti.al