Nuk do ta ketë të lehtë të kthehet në këto nivele, por do të ketë një shans tjetër. Armando Sadiku gjen skuadrën e tij të re, sërish në Spanjë, ndërsa huazohet nga Levante tek Malaga. Do të luajë në kategorinë e dytë, dhe formula e tij i ngjan asaj të Mauro Ikardit, duke rinovuar me Levanten, e duke shkuar borxh tek Malaga.
Sadiku pati probleme në Spanjë, sezonin e kaluar tek Levante, duke pësuar edhe një dëmtim të rëndë, që ia pakësoi mundësitë për të fituar minutazh në fushën e lojës. Në fazën e dytë, ai u huazua në Zvicër tek Lugano, skuadër me të cilën kishte luajtur edhe më parë, ndërsa në fund të edicionit u kthye sërish në Spanjë.
Problemet fizike dhe ndryshimi i shpeshtë i ekipeve ndikuan në formën e tij, ndërsa nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eleminatore të Euro 2020-ës ndaj Francës dhe Islandës. Tek Malaga, Sadiku do të gjejë shqiptarin tjetër, Keidi Baren, edhe ky lojtar ofensiv, dhe shpresa është që të dy të mund të bashkëpunojnë dhe të bëjnë paraqitje të mira e të kenë rezultate në fushën e lojës.
Sfidanti.al