Argjentina mbyll vitin në krye

Argjentina konfirmohet edhe për këtë muaj si kryesuesja e renditjes së FIFA-s për shtete dhe mbyll vitin kalendarik 2023 në vendin e parë. Pas kampionëve në fuqi të botës renditet Franca, që përballë Messit me shokë humbi finalen e Botërorit në Katar. Ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Anglia.

Brazili zë vendin e 5-të në këtë renditje, ndërsa para “seleçaos” qëndron Belgjika. Holanda qëndron në vendin e 6-të e ndjekur nga Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia që plotësojnë dhjetëshen e parë të kësaj renditjeje.

sfidanti.al